Categories Lajme

Lufta e Vlorës/ Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe Lufta e Vlorës rikonfirmoi këtë të vërtetë, që na bën edhe sot krenarë”. Kështu u shpreh Kryetari u Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, e cila u zhvillua mbrëmjen e sotme në Sheshin e Flamurit, në qytetin bregdetar.

Ndërsa e cilësoi 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, jubile madhështor të historisë sonë, Ruçi tha se “shpallja e pavarësisë, Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës janë tre harqe triumfi, për tri ngjarje madhore të historisë së Shqipërisë, të cilat plotësuan dhe garantuan njëra-tjetrën”.

“Në janar të vitit 1920, Kongresi i Lushnjës vendosi që Shqipëria e pavarur të ishte Shqipëri parlamentare, hodhi themelet e saj, përmbylli periudhën e shtetformimit dhe nisi të ndërtojë arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar. Vetëm pak muaj pas Kongresit tregoi e garantoi se nuk mund të kishte as Shqipëri sovrane, as Shqipëri parlamentare, me Vlorën e pushtuar, duke u bërë një nga ngjarjet me rrezatuese të historisë sonë. Lufta Kombëtare e Vlorës vulosi fitoren e parlamentarizmit që u themelua në Lushnjë”, – tha Ruçi.

Të dyja këto ngjarje, sipas tij, “ishin prova të fuqishme të zhvillimit politik të shoqërisë shqiptare, të rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit në emër të sovranitetit e integritetit të Shqipërisë”.

“Nuk është koincidencë, por një imperativ historik që fillimi i parlamentarizmit, si shtyllë e Republikës, dhe Lufta e Vlorës të rrinë kaq pranë njëra-tjetrës. Vetëm pak muaj më vonë, më 29 maj 1920, Kuvendi i Barçallait, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë krahinës, vendosi fillimin e Luftës së Vlorës”, shtoi ai.

Ruçi theksoi se “Lufta e Vlorës dhe zhvillime të tjera të kohës i detyruan Fuqitë e Mëdha të llogarisnin shqiptarët si një faktor për ekuilibrat gjeostrategjikë e gjeopolitikë në rajon e më gjerë dhe të hiqnin dorë nga planet për copëtimin e Shqipërisë”.

“Kontributi i saj në shtetformim i detyroi kancelaritë e fuqishme që, edhe përkundrejt interesave të tyre, ta pranonin Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Lufta Kombëtare e Vlorës nuk i takon vetëm historisë, por qëndron në themelet e të tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë”, – tha Ruçi.

Ai tha se “edhe pse një shtet i ri që vuajti pasojat e marrëveshjeve të padrejta, shqiptarët mbetën në anën e popujve paqedashës”. “Midis kombeve që udhëhiqen nga forca e arsyes dhe jo nga arsyeja e forcës. Kurrë shqiptarët nuk e kanë tejkaluar të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Luftërat që na janë imponuar nuk kanë qene thjesht beteja ushtarake, por ndeshje midis të mirës dhe të keqes, dritës dhe errësirës, dashurisë dhe urrejtjes”, – tha ai.

Ruçi tha se “Lufta e Vlorës ishte një luftë kombëtare”. “Ishte e tillë për nga rëndësia, rrezatimi dhe ndikimi i saj në të ardhmen e Shqipërisë. Për faktin se kapedanët e Luftës së Vlorës nga luftërat vinin dhe drejt luftërave shkonin. Një pjesë e tyre vinin nga luftërat përpjekjet për pavarësi, një pjesë tjetër kishin qenë pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë.Shumica e tyre pas fitores së Vlorës rendën drejt betejave të tjera, ku i thërriti Shqipëria dhe mbrojtja e territoreve të saj. Luftën Kombëtare të Vlorës e bënë heronjtë dhe luftëtarët e saj, çetat vullnetare, e bëri gjithë populli i Vlorës dhe i Labërisë”, – tha ai.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME