Categories Lajme

Lufta në Izrael, Shefi i Inteligjencës merr përsipër fajin: Dështuam të paralajmëronim botën

Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr ka marrë përgjegjësinë e fajit, pas sulmeve të Hamasit. Në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin.

“Megjithë një sërë veprimesh që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë”, ka thënë ai në letër.

Për Barr, prioritet është kundërpërgjigja dhe më pas do të vijojnë hetimet, për të dalë në një përfundim se si Inteligjenca nuk arriti të zbulonte në kohë.

“do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”, shtoi Barr.

Vlen të theksohet se, sipas Times of Israel, “lëvizje të pazakonta” ishin zbuluar në Rripin e Gazës në orët para fillimit të sulmit, por këto indikacione u injoruan kryesisht nga agjencitë përkatëse izraelite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME