Categories Lajme

“Tetori Rozë”, 4331 ekzaminime dhe mamografi në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vijuar me fushatën e mamografisë në të gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Ministrja Albana Koçiu në një publikim në rrjetet sociale bëri të ditur se në 15 ditët e para të këtij muaji janë kryer 4331 ekzaminime dhe mamografi.

“Së bashku duhet të sensibilizojmë edhe më shumë, duke u bërë thirrje grave dhe vajzave që të tregojnë kujdes për veten, duke kryer ekzaminimet dhe mamografinë falas, jo vetëm gjatë këtij muaji, por çdo ditë të vitit”, shkruan ministrja Koçiu.

Qëllimi i “Tetorit Rozë” është ndërgjegjësimi i sa më shumë grave me moshë mbi 40 vjeç që të kryejnë kontrollin periodik të gjirit dhe ekzaminimin përmes mamografisë.

Gjatë këtij muaji orari i funksionimit të ekzaminimit të mamografisë është 8 me 18:00 në të gjitha kabinetet e mamografisë dhe mamografitë e lëvizshme, si dhe të Shtunën deri në orën 14:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME