Categories Lajme

E diagnostikuar me kancerin e gjirit, psikologia Silvana Loka: Familja duhet ta shohë si luftohet për jetën!

Psikologia Silvana Kola e cila po përjeton një situatë jo fort të mirë në lidhje me gjendjen shëndetësore, pasi është diagnostikuar me kancer të gjirit ka bërë një postim prekës.

Përmes një posti në rrjetet sociale, psikologia shkruan se çdo tetor dhe çdo ditë të vitit duhet folur në lidhje me kancerin e gjirit, pasi nuk është vetëm një sëmundje e individit por gjithë familjes.

Ndër të tjera teksa rrëfen ekspericën e saj gjatë kohës që trajtohet me kimio, ajo rrëfen se ajo nuk po mundohet të largohet dhe të fshihet nga kjo betejë, edhe në sytë e familjarëve të saj.

“Për të pathënat e kancerit të gjirit. Nuk është vetëm gruaja e diagnostikuar me kancerin e gjirit për të cilën duhet folur në çdo tetor dhe në çdo ditë të vitit. Familjarët e një gruaje pa gji(nj), pa flokë dhe pa shumë fuqi për të menduar për të nesërmen janë gjithashtu diçka për të cilën duhet folur fort. Prindërit që janë ende gjallë dhe shikojnë fëmijën që kapet me thonj pas jetës… Bashkëshortët që ndjejnë frikë nga një jetë pa atë që kanë menduar se do ta kishin përjetë në krah…

Fëmijët që ndjejnë ftohtë nga ideja e një foleje që mund të zhduket… Kanceri nuk është një sëmundje e individit. Është një sëmundje e familjes. Një ndër elementët më të fortë të përballjes me kancerin është shformimi fizik. Jo vetëm gjymtimi i trupit, por rënia e flokëve prej trajtimeve gjithashtu. Kur fillova kemion doktoresha më ofroi mundësinë e një praktike që mund të më ruante një pjesë të flokëve: gjatë kemios mund të mbaja në kokë një kapuç me elektroda dhe akull që të mos i lejonte folikulat e flokëve të përcëlloheshin nga kemio.

I thashë doktoreshës: “Unë jam dagnostikuar me kancer të gjirit. Vajzat e mia meritojnë të shohin se si luftohet për jetën. Unë nuk i fshihem luftës dhe uniforma e kësaj luftë është një kokë pa flokë!”. Akti më i mençur i dashurisë për jetën dhe për familjen tonë ishte kur, në mes të sallonit, unë dhe im shoq qethëm me përpikmërinë e një berberi esnaf çdo qime të mundshme.

Pati lot, të qeshura dhe batuta të tipit:

– Tani do kursejmë në shampo! (dhe të tjera si kjo.)

Prindër!

Bashkëshortë!

Fëmijë!

të grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancer të gjirit!

Ju dërgoj një përqafim të madh e të ngrohtë kudo jeni!

*Lutem të më mirëkuptoni për mospublikimin e fotove të prindërve dhe vajzave! Sa për ta ditur: kemi provuar paruke dhe shaje sa çdo ‘fashoniste’ do na e kishte zili!”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME