Categories Lajme

Lufta në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Rusia të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e saj në Ukrainë.

Sipas The Guardian, gjykata nuk ka administruar asnjë provë që mbështesin justifikimin e Kremlinit për luftën, e cila pretendonte se Ukraina ka kryer gjenocid ndaj separatistëve rusë ne Luhanks dhe Donetsk.

Gjykata vendosi me 13 vota pro, urdhrin që “Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që ajo filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”. Vetëm gjyqtarët rusë dhe kinezë në gjykatë votuan kundër urdhrit.

Urdhri ishte në përgjigje të një apeli ukrainas në gjykatë më 26 shkurt, duke kërkuar një vendim urgjent mbi pretendimet e pambështetura ruse se forcat ukrainase po kryenin gjenocid në rajonet e mbështetura nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk.

Rusia nuk mori pjesë në seancen e meparshme për këtë çështje dhe as avokatët e saj nuk u paraqitën për të dëgjuar vendimin e sotëm. Në vend të kësaj ata i dërguan një letër gjykatës duke pretenduar se GJND-ja nuk kishte juridiksion mbi çështjen.

Presidenti i gjykatës, Joan Donoghue, hodhi poshtë argumentin e Rusisë, duke vënë në dukje rastet e shpeshta që Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kishin pretenduar se gjenocidi i supozuar ishte arsyeja e sulmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME