Mançester Siti i ka idetë e qarta. Kampionët e Anglisë shikohen si favoritët për të transferuar në verë sulmuesin Erling Haland.
75 milionë euro norvegjezi ka klauzolën për largimin nga Borusia Dortmund dhe kjo shifër është më e ulët se vlera e tregut, ndaj edhe menaxheri Mino Raiola po tenton të përfitojë maksimalisht.
Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se për Haland është gati një kontratë prej së cilës do të përfitojë 600 mijë euro në javë, ose ndryshe 30 milionë euro në sezon.
Sulmuesi norvegjez do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premier Ligë. Siti ka kohë deri në fund të prillit ta transferojë Haland, pasi më pas klauzola e largimit nga Dortmundi shfuqizohet dhe janë gjermanët ata që e vendosin çmimin pastaj.
