Categories Lajme

Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët!

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ukrainase do të arrijnë të mposhtin forcat ruse. Nën sulmin e bombardimeve të vazhdueshme ruse, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka arritur ti rezistojë forcave ruse, tha Terekhov të martën, shkruan CNN

Granatimet, sulmet ajrore dhe shpërthimet në lagjet e banuara kanë shkatërruar qytetin verilindor por ai ende nuk ka rënë në duart e rusëve dhe do të arrijë të mposhtë rusët  falë ushtrisë ukrainase, këmbënguli Terekhov.

Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv, duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha. Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë urgjente për ushqim, ilaçe dhe rrobat, tha Terekhov.

Kharkiv ka qenë një nga zonat më të bombarduara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, me Terekhov që e quajti bombardimin e lagjeve civile një “gjenocid”.

“Nuk ka infrastrukturë ushtarake, asnjë objekt ushtarak në këto zona. Rusët po sulmojnë kopshte, shkolla, maternitete dhe klinika,” tha Terekhov.

“Këto sulme nuk janë aksidente. Unë mund ta kuptoj kur një sulm ndodh aksidentalisht. Por kur goditen qindra ndërtesa civile, kjo nuk është rastësi. Ky është një sulm i synuar.”

Kremlini ka mohuar se ka shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë, pavarësisht viktimave të shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME