Categories Lajme

“Luftë foleve të krimit”, Edi Rama: Nesër do të prezantojmë Paketën Speciale “Anti-KÇK”

Duke iu referuar krijimit të “Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK), kryeministri Edi Rama shkruan se nesër prezantohet Paketa Speciale Anti-KÇK, që sipas tij, është një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.

Sipas Ramës, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit ndërsa thekson se kjo ndodh në kohën kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë.

Nga ana tjetër kryeministri shprehet se Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi

“Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit

Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi

Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e hënë me 25 Nëntor do të votojë 8 prokurorët të cilët do të nisin për herë të parë punën për Prokurorinë e Posaçmë Anti-Korrupsion, njohur ndryshe si SPAK.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje sipas njoftimit të KLP-së, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME