Categories Lajme

“Luftë në shkallë të gjerë”! Media greke zbulon dekretin: Erdogan mund të sulmojë nga Shqipëria

Media greke “Olympia.gr” ngre alarmin se presidenti turk Erdogan me anë të një dekreti presidencial që ka firmosur po paralajmëron për luftë dhe pushtime “në shkallë të gjerë”. Por cfarë është ky dekret? Media greke shkruan se Erdogan ka firmosur një dekret që mund të pajisë me armë cdo vend që dëshiron, pa nevojën e miratimit nga asnjë institucion tjetër. Frika shihet te Shqipëria dhe Maqedonia duke pasur parasysh ndikimin e fortë, thuhet më tej në shkrim.

“Greqia duhet t’i japë alarmin komunitetit ndërkombëtar pas zbulimit të Dekretit Presidencial të nënshkruar nga Rexhep Tajip Erdogan. Ky dekret presidencial kërcënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Greqisë, integritetin e Greqisë, sigurinë e rajonit, integritetin kombëtar të çdo vendi që mund të jetë një pengesë për planet e ndyra të Turqisë. Me këtë Dekret Presidencial, Turqia mund të pajisë çdo vend që dëshiron, madje pa regjistruar zyrtarisht armët që do të disponojë, pa pasur miratimin e parlamentit ose të ndonjë institucioni tjetër.

Ta themi thjesht, në rast të një konflikti greko-turk, Turqia mund të pajisë për shembull Shqipërinë dhe Shkupin me armë turke për të goditur Greqinë. Nëse Shqipëria ose Shkupi nuk duan të marrin pjesë në një luftë në krah të Turqisë, Turqia mund të krijojë “subjekte” brenda këtyre vendeve dhe t’i përdorë ato për sulme kundër Greqisë.

Dekreti Presidencial 3374 / 06-01-2021 lejon transferimin e pasurisë së luajtshme, përfshirë sistemet e armëve, armët dhe municionet, midis Forcave të Armatosura Turke, Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Policisë Turke me miratimin e Ministrisë Turke të Mbrojtjes për shtetet aleate, miqësore apo edhe një “entitet” (!!!) me të cilin kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Ky dekret presidencial është një sinjal rreziku kryesisht për Greqinë. E cila më në fund duhet të kuptojë se Erdogan nuk nënshkruan dekrete presidenciale për shaka, por atë që thotë, ai e bën.

Ta themi thjesht, Turqia mundet t’i dorëzojë sisteme armësh kujtdo që dëshiron! Për shembull, mund të sigurojë armë, municion dhe shërbime mbikëqyrjeje për sinergji të tjera të lidhura me inteligjencën në një vend të tretë.

Mund të sigurojë për shembull sisteme armësh p.sh. në Shqipëri ose Shkup. Vende me të cilat tashmë ka lidhur marrëveshje ushtarake. Të pajisen këto vende në fshehtësi.

Referenca për “entitetet” që mund të pajisen me të gjitha mjetet nga Turqia sipas dekretit presidencial, shkakton vetëm tmerr. Turqia pranon se mund të paguajë edhe organizata terroriste, për sa kohë që ka nënshkruar një lloj marrëveshje me ta.

Për Greqinë, megjithatë, ky është një rrezik i madh kombëtar, siç është provuar nga veprimi i Turqisë, e cila ka pajisur njësi të ngjashme në Siri. Imagjinoni skenarin të fillojë një lëvizje guerile në tokën greke. Sidomos kur në territorin grek ka dhjetëra mijëra njerëz me identitet të panjohur. Ne përsërisim se Erdogan nuk nënshkruan dekrete presidenciale “për argëtim”, siç e ka provuar ai” mbyllet shkrimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME