Categories Politike

“Luftë” tek Astiri/ Nikoll Lesi: Lulzim Basha duhet të ishte aty tek banorët e Unazës, ballë për ballë me Ramën!

Gazetari Nikoll Lesi ka reaguar ndaj shembjes së banesave në zonën e Astirit. Ai thotë se kreu i opozitës Lulzim Basha ka braktisur sot banorët pasi duhet të ishte me ta në qëndresën e tyre.

“Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhërin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”. Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë”, shkruan Lesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME