Categories Lajme

“Lufthansa në Shqipëri model suksesi”/ Appel: Krenarë e të kënaqur, dyfishojmë aktivitetin në Tiranë

Në mjediset e Lufthansa Industry Solutions, në Air Albania mbi 200 vajza e djem shqiptarë, profesionistë në informatikë, punojnë për kompaninë ajrore gjermane të flamurit në mbarë botën dhe me cilësinë e punës së tyre po kthehen në adresë edhe për të tjera kompani të mëdha gjermane.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrat e kësaj kompanie, ku shprehu mirënjohjen për ekipin shqiptar, i cili, tha ai, falë përkushtimit kompania ka krijuar bindjen për dyfishimin e numrit të punonjësve shqiptarë, si edhe për zgjerimin e portofolit të investimeve në vendin tonë.

Drejtori i Lufthansa Industry Solutions, Bernd Appel bëri të ditur se kemi patur idenë për të investuar në Tiranë para 3 vitesh.

“Jemi të gëzuar që kemi punonjës me cilësi të lartë, por edhe bashkëpunimi që zhvillojmë aty me kolegët e Lufthansa në Gjermani po rritet dhe forcohet më shumë. Angazhimi i kolegëve të rinj në Tiranë duket qartë që është në rritje dhe është i shkëlqyer dhe vlen vetëm për ta lavdëruar. Ky është një model suksesi dhe ka disa avantazhe, që janë cilësia e lartë dhe kosto e ulët. Ne kemi mundësitë për t’i shfrytëzuar në Shqipëri”, tha ai.

Planet tona të së ardhmes, vijoi Appel, janë optimiste dhe ne parashikojmë që në dy vitet e ardhshme të dyfishojmë aktivitetin në Tiranë.

“Parashikojmë të bashkëpunojmë me universitetet dhe kjo mundësi është realiste për të rritur aktivitetin tonë. Ne jemi krenarë dhe të kënaqur kur shikojmë angazhimin në Tiranë dhe mund të bashkëpunojmë akoma më shumë edhe në të ardhmen. Bashkëpunëtorët tanë e vlerësojnë këtë bashkëpunim”, tha Appel.

Lufthansa Industry Solutions është një kompani që ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit si edhe integrime sistemesh. Kjo degë e Lufthansës ndihmon klientët e saj me transformimin digjital të kompanive të tyre. Klientët e Lufthansës përfshijnë kompani si brenda, ashtu edhe jashtë Grupit Lufthansa.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME