Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi. Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë, duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni.
Kur jeni me grip apo keni kollë, vitamina C është shumë e domosdoshme, shkruan noa. Po ashtu edhe elementët tjerë që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten: ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pluhur, mjaltë, lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë dhe rezultatet do të jenë vërtet të kënaqshme.
