Categories Lajme

Luizi përcjell një mesazh për ata që nuk e duan, s’i del e keqja me Instagramin: Fola me Zuckerberg

Edhe pse Luiz Ejlli është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, mesa duket ekzistojnë disa persona të cilët nuk e simpatizojnë shumë këngëtarin.

Sigurisht, kjo është diçka mëse normale, pasi jo çdo preferencë e çdo individi është e njëjtë. Por problemi qëndron se këta persona janë munduar ta shprehin këtë dashakeqësi duke sulmuar mbështetësit e këngëtarit dhe jo atë personalisht.

Luizi bëri një paralelizëm të situatave, ku kjo e fundit ishte gati e njëjtë me atë që i ndodhi edhe Kiarës brenda në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”. Në InstaStory-n e tij, ai shkroi: Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njësoj sikur Kiara në Big.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjete sociale pasi më në fund profili i tij u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq.

Lidhur me këtë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë reagime të shumta. Madje përmes një video të postuar së fundmi në “Instastory” ai me shaka thotë se ka folur në telefon me Mark Zuckerberg. Luizi shprehet se Zuckerberg i ka kërkuar falje dhe madje i ka thënë se tani “tikc-un” do ia bëjë gold jo blu siç është.

“Sapo e mbylla telefonin me Zuckerberg-un. Më kërkoi falje 1000 herë, na e bëj hallall, të kemi rënë në qafë, ta kemi hapur, ta kemi mbyllur, ta kemi hapur. E përsa i përket “tick-ut” blu kujtuam se është shaka tha, se si ka mundësi se ti me 612 mijë ndjekës me pas 2 milionë reagime, ndërkohë që ka të tjerë me shumë më shumë dhe nuk marrin as 10 mijë. Kështu që taksirat, ndjesë. Për ndjesën që do na falësh tha do ta bëjmë “tick-un” gold. Presim”, ka thënë Luizi.

Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME