Categories Lajme

“Lul Basha e Gaz Bardhi janë lepuj, ne i hamë më dhëmbë”- Ish-oficeri i Gardës i drejtohet Berishës: Fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Lezhë, ku u takua me demokratët në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjen e kreut të PD. Berisha zhvilloi edhe një bashkëbisedim me demokratët, ku një prej tyre foli me superlativa për Berishën.

Demokrati u prezantua si ish-oficeri i Gardës së Shqipërisë, i cili tha se i ka shërbyer Berishës personalisht.

Ai iu drejtua duke i thënë se për fat të keq e do më shumë se fëmijët e tij. Ndërsa për Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, demokrati i Matit u shpreh se janë “lepuj që i hanë më dhëmbë”.

“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim,  Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME