Luleshtrydhet janë një zgjedhje e shëndetshme për njerëzit që janë të prekur nga diabeti.
Duke qenë se përmban antioksidantë, ky frut ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve si diabeti, kanceri apo sëmundjet e zemrës. Përmbajtja e konsiderueshme e fibrave në këtë frut ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Fibrat e mjaftueshme në trupin e njeriut e ndihmojnë atë të jetë i ngopur edhe gjatë ngrënies së ushqimit.
Kështu kjo mundet të reduktojë nevojën për të ngrënë sërish ushqim, me këtë do të menaxhohet glukoza në trupin tuaj.
Një studim i realizuar nga Universiteti Politeknik në Spanjë, zbuloi se të hash gjysmë kilogrami luleshtrydhe në ditë, automatikisht luftoni veprimin e radikaleve të lira dhe mbani trupin të shëndetshëm dhe në formë. Luleshtrydhet janë të dobishme edhe për trurin tonë, veçanërisht për kujtesën, falë acidit folik që parandalon dementian dhe alizemrën.
