Categories Lajme

Lulet “preken” nga pandemia, tregtimi i tyre 50-70 % fitim më pak se një vit më parë

50 deri në 70 për qind me pak fitim se një vit më parë raportojnë pronarët e bizneseve të luleve që pandemia Covid-19 nuk e ka kursyer. Tregtarët e tyre thonë se ndalimi i dasmave apo i festave me numër të lartë pjesëmarrësish janë gjithashtu shkaktarët e uljes së fitimit, por edhe pasiguria ekonomike që i ka bërë njerëzit të dhurojnë lule në raste shumë të veçantë.Ashtu si gjithë bizneset e tjera dhe ai i luleve duket se ka marrë një goditje serioze.

Tregtuesit e tyre thonë se biznesi ka pësuar humbje të ndjeshme të të ardhurave për shkak të pandemisë, duke shënuar një ulje me 50-70 për qind më pak fitim se e njëjta periudhe e një viti më parë. Dasmat janë aktivitetet kryesore që po i ndihmojë këto biznese, por kufizimi i tyre ka sjellë ndikim negativ edhe te këto biznese pasi kush bën një ceremoni dasme zbukuron me lule vetëm makinën e çiftit.

“Ka më shumë se 50-70 % rënie. Shumica e dasmave janë anuluar. Edhe ata që bajun dasma bëjnë vetëm buqetën.”

Dyqanet e luleve më së shumti po funksionojnë me buqetat dhuratë kryesisht për ditëlindje, ndërsa porositë më të veçanta mbeten ato të buqetave me 100 apo më shumë trëndafila.

“Buqetat e veçanta janë ato që dhurohen, kryesisht nga partnerët që ua bëjnë vajzave.” Dyqanet e luleve qëndruan rreth 2 muaj të mbyllura për shkak të pandemisë, çka i shkaktoi dhe këtij biznesi dëm ekonomik ku përveç xhiros dhe fitimit të munguar, bimët ekzistuese që ndodheshin në dyqane u dëmtuan pjesërisht ose u thanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME