Categories Lajme

Lulzim Basha, mesazh shqiptarëve për Vitin e Ri 2020: Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2020. Basha, në mesazhin e tij iu drejtohet të gjitha shtresave shoqërore, atyre më të vjetra në moshë deri tek rinia. Në mesazhin e tij për rininë, Basha thotë se viti 2019 ishte fatkeqësisht i zymtë, por ky vit mund të jetë vit më i mirë për të gjithë, nëse punojmë të gjithë bashkë.

Mesazhi i kryetarit të PD Lulzim Basha: Të dashur bashkëqytetarë, Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe unë nga zemra dua t’ju uroj të gjithëve, kudo ku jeni: Për shumë vjet Gëzuar! Viti që po lemë pas ishte i vështirë, dhe na përballi me sfida të shumta. Tërmeti që goditi vendin tonë e vështirësoi edhe më shumë jetën e mijëra familjeve. 26 nëntori gjunjëzoi vendin dhe la pas një dhimbje të madhe për 51 bashkëqytetarë që sot nuk janë më mes nesh, dhe për dhjetëra mijëra të tjerë që po e kalojnë këtë natë mes vështirësish, në të ftohtë, me tavolina të zbrazura e dhimbje në shpirt.

Ky vit do të mbetet gjatë në mendjen e çdo qytetari, e kjo natë natyrisht nuk do të festohet si çdo vit. Por ajo që dëshiroj me shpirt e për të cilën lutemi të gjithë është që 2019 të marrë me vete gjithë dhimbjen, pamundësinë dhe krizën që përjetuam, e viti i ri të sjellë mbarësi, gëzim, e më shumë mirëqenie në çdo vatër shqiptare.

Së bashku si një familje e madhe me ndihmën e Zotit dhe duke u mbeshtetur tek njëri tjetri do ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm në vitin që po vjen. Sot dua të uroj nga zemra çdo qytetar që është në vështirësi që 2020 të sjellë lehtesim, shpresë dhe mirëqenie për ta. Dua të uroj çdo shqiptar që gjendet në emigrim që 2020 të sjellë ditë më të mira, dhe mundësi që të ktheheni e të ndërtoni siç e dëshironi jetën tuaj në Shqipëri! Dua të uroj sot çdo familje të prekur nga tërmeti që 2020 tu sjellë mbylljen e plagëve në familjet tuaja dhe tejkalim te vështirësive.

Dua të uroj sot në veçanti ekipet mjekësore, punonjësit në detyrë të policisë, zjarrfikësit si dhe punonjësit e medias që janë në krye të detyrës, një vit të mbarë e të gëzuar! Një urim të veçantë kam për të rinjtë dhe të rejat, mos e humbisni shpresën dhe besimin tek vetja juaj dhe tek Shqipëria! Forca dhe energjia juaj është frymëzim për çdo shqiptar. Së bashku do ta bëjmë Shqipërine vendin e mundësive për të gjithë ju.

Gëzuar e një vit të mbarë për çdo shqiptar! Zoti e bekoftë Shqiperinë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME