Categories Lajme

Lulzim Bashës iu anulua viza nga SHBA, ja çfarë ngjalli dyshime

Kreu i PD kishte paralajmëruar se në fillim të shkurtit, që përkon dhe me “Mëngjesin e lutjeve” do të udhëtonte drejt SHBA. Ambasada amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizën pasi kërkesa ka qënë e pashoqëruar me axhendën zyrtare të takimeve. Refuzimi nuk është i përhershëm si në rastin e Berishës, Tom Doshit, Vangjush Dakos etj. Hetimi nga FBI për lobimin me para ruse në SHBA, deponimet e Nick Muzin për paratë në emër të PD dhe vendimi i gjykatës shqiptare, ndikuan në bllokimin e vizitës së Bashës në Uashington Lulzim Bashës i është refuzuar viza nga SHBA, duke i bllokuar një vizitë të paralajmëruar që në muajin tetor të vitit të shkuar dhe që sipas zyrës së shtypit të PD do të realizohej në ditët e para të shkurtit të këtij viti. Po realizohet dhe “Mëngjesi i Lutjeve” dhe Basha sërish s’pajiset me vizë. Ndërsa të gjithë janë marrë me faktin e anullimit të vizitës së kreut demokrat në SHBA dhe analizimin e shkaqeve të deklaruara nga zyra e tij e shtypit se përse është shtyrë kjo vizitë, pak kanë hulumtuar arsyet reale të mosvajtjes së Lulzim Bashës në SHBA. Burime diplomatike bëjnë me dije se dy janë arsyet e refuzimit të vizës nga ana e ambasadës amerikane, kuptohet, duke marrë dhe “viston” e DASH.

Një nga arsyet kryesore sipas këtij burimi ka qënë fakti se Basha nuk kishte ftesë zyrtare për këtë vizitë. Por nuk ishte përcaktuar as si vizitë private si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë. Pavarësisht se është kreu i partisë më të madhe opozitare, njëherësh dhe partia e dytë në vend, mungesa e një axhende të arsyetuar për të vizituar SHBA-në, është parë si shkak për t’i refuzuar vizën kreut të PD. Njëherësh mësohet se një refuzim i tillë për Bashën nuk është i përhershëm sikurse ekziston mundësia të jetë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Bëhet fjalë vetëm për një refuzim të përkohshëm, parë dhe nga mungesa e të qenit vizitë zyrtare. Dhe mungesën e një axhendë zyrtare, ambasada amerikane e ka lidhur dhe me faktin se Lulzim Basha ka një hetim të hapur nga FBI për lobimin në Uashington me paratë ruse, dhe që mund të sjellë një rezonim me këtë çështje. Madje FBI i ka acancuar shumë hetimet në këtë drejtim.

Nic Muzin, lobisti i Bashës në SHBA që tha se në emër të PD i kishin ardhur para nga kompania guackë në Skoci “Biniatta Trade”, është nën hetim nga organet ligjzbatuese amerikane. Duke qënë se Basha ia arriti që të “neutralizojë” prokurororët shqiptarë duke mbyllur dosjen hetimore në Shqipëri pa e pyetur fare Nick Muzin dhe duke përjashtuar akuzën e pastrimit të parave, autoritetet amerikane ishin të shqetësuara për ndonjë mundësi ndikimi në hetimet në SHBA përmes pagesave të tjera. Këto janë disa arësyet e refuzimit të vizës nga SHBA për Bashën, dhe jo justifikimet e liderit demokrat, sipas të cilit ai kishte anuluar vizitën dhe takimet me senatorë e kongresmenë për çështjen e negociatave të Shqipërisë. Është totalisht e pabesueshme! Ashtu sikurse është e pabesueshme dhe pretendimi që Basha të ketë anulluar vizitën në SHBA për shkak të një tjetër axhende në Tiranë. E vërteta është se Basha nuk ka pasur asnjë axhendë, pasi nuk mund të anulonte takime me senatorë e biznesmenë amerikanë, ndërkohë që është nën hetim për lobimin në SHBA me para ruse dhe i nevojitet dhe një gjysmë mbështetje nga kushdo në Uashington. E vërteta është se në mungesë të axhendës së takimeve, ambasada ka refuzuar pajisjen e tij me vizë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME