Categories Lajme

Lumi Zejmen del nga shtrati, Shi dhe stuhi nga jugu në veri/ Dëmtohen ura, përmbyten shtëpi e rrugë

Shtëpi nën ujë, rrugë të përmbytura, e ura të dëmtuara. Janë disa nga pasojat që shkaktoi moti i keq që përfshiu vendin të mërkurën. Më problematike situata ishte në qarkun e Lezhës. Dalja e lumit Zmejë në Rrëshën i gjeti të papërgatitur këta banorë të cilët u zgjuan me shtëpitë plot ujë.

Prezencë uji pati edhe në banesat e fshatit Tarazh ndërsa inertet dëmtuan e zhvendosën urën që lidh disa zona. Kryetari i bashkisë Mirditë i cilësoi të konsiderueshme dëmet dhe kërkoi ndihmën e qeverisë për riparimin e tyre. Në aksin Milot – Burel pati rënie gurësh e dherash.

Nga inertet u shkaktuan probleme në rrugët Skuraj–Ulëz si dhe akset më në very Bogë–Theth, Hani i Hotit-Tamarë, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Shishtavec, Bajram Curri–Valbonë, Vau Dejes–Pukë–Kukës. Autoriteti Rrugor shqiptar njoftoi se të gjitha akset janë të kalueshme dhe në terren gjenden grupet e punës së mirëmbajtjes të cilët janë duke bërë pastrimin e akseve.

Në Durrës disa rrugë të brendshme të qytetit përfunduan nën ujë. Vështirësi në qarkullim e lëvizjen e këmbësorëve pati më së tepërmi në lagjen nr1, 13, në Spitallë e Currila. Për shkak të motit të keq u ndalua dalja në det e mjeteve të vogla lundruese. Njëjtë situata ishte edhe në Vlorë.

Që qyteti të shpëtojë përfundimisht nga përmbytjet kryetari i bashkisë, Ermal Dredha tha se lipset një projekt nga ana e qeverisë. Në Fier reshjet nxorën jashtë funksionit tre fidera duke lënë pa energji disa fshatra. OSHEE njoftoi se elektricistët janë në terren për riparimin e defekteve dhe avarive në zonat ku ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME