Categories Lajme

Emri/ Aksidenti i rëndë te ‘Kopshti Zoologjik’ në Tiranë. Policia: Humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys. Nga informacionet paraprake raortohet se ka një viktimë.

Siç shihet edhe në pamje, në afërsi të ambulancës është një trup i mbuluar me çarçaf.

Sipas dëshmive të para, në makinë kanë qenë dy persona, dhe thuhet se viktimë ka mbetur një vajzë, ndërsa një tjetër person që ka qenë në makinë, ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, por nuk dihet gjendja.

Ndersa Policia ka njoftuar se në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ka mbetur i vdekur  Arjon Shanaj, student i Akademisë së Sigurisë.

Sipas uniformave blu, viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME