Categories Kulture

L’Univers 1880: Ja çfarë përmban dokumenti, i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër, mbi reformat e kërkuara nga shqiptarët te sulltani

“L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reformat e kërkuara asokohe nga shqiptarët te Sulltani “Një dokument drejtuar të gjithë shqiptarëve, nga Shkodra, më 10 maj, dhe i firmosur nga Hodo beu dhe Ali pasha, ekspozon reformat e mëposhtme, të cilat shqiptarët duan t’i kërkojnë sulltanit:

Univers

1° Autonomi të brendshme e cila duhet të përfshijë të gjitha rrethet shqiptare;
2° Konfirmim nga Porta të princit të zgjedhur nga kombi dhe në familjen e të cilit kurora do të jetë trashëguese;

3° Përcaktim të shumës së haraçit vjetor që duhet t’i paguhet sundimtarit;
4° Një numër të caktuar trupash që do t’i furnizohen Sulltanit në rast të një lufte midis Turqisë dhe fuqive të huaja;

5° Evakuim të trupave osmane nga të gjitha kështjellat e fortifikuara të vendit ku ato ende mbajnë garnizone;

6° Mirëmbajtje të marrëdhënieve midis Portës dhe Shqipërisë nëpërmjet të një përfaqësuesi shqiptar në Kostandinopojë;
7° Shkarkim të të gjithë punonjësve osmanë që nuk kanë kombësi shqiptare, dhe zëvendësimin e tyre nga zyrtarë të tjerë të caktuar nga princi i zgjedhur. Qeveria turke nuk do të fitojë asgjë nga politika e saj dinake.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME