Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes në vendin e quajtur kryqëzimi i gjimnazit 18 Tetori. Një mjet tip Toyota Yaris e cila drejtohej nga një grua ka përplasur shtetasin Qani Çela i cili po tentonte të kalonte nga trotuari në rrugë.
Pas goditjes nga makina këmbësori është përplasur në trotuare duke mare dëmtime në koke. Çela është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën e parë. Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Lushnjes ka shoqëruar drejtuesen e mjetit për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se këmbësori Qani Çela nuk e ka vënë re mjetin kur ka tentuar të kaloj rrugën. Qani Çela është me profesion polic rrugor, por në momentin e aksidentit Çela ka qenë jashtë orarit të punës