Categories Lajme

Durrës, zbardhen dëshmitë e dy shoferëve që përp lasën 25-vjeçarin

Dalin detaje të reja për ngjarjen mbrëmë në Durrës ku një 25 vjeçar humbi jetën pranë mbikalimit të Shkozetit. ABC News ka siguruar dëshmitë e dy drejtuesve që shkaktuan vdekjen e shpërndarësit të picave. “Dëgjova zhurmë dhe dyshova se përplasa një kafshë”. Deri kur më vunë prangat nuk isha në dijeni që poshtë furgonin tim ishte varur trupi i një njeriu.

Pas dëshmisë të shoferit të autobusit që sipas policisë aksidentoi shpërndaresin e picave pranë mbikalimit të Shkozetit, ABC News ka siguruar atë të shoferit tjetër, drejtuesit të furgonit. 54 vjeçari nga Tirana, tashmë i arrestuar ka mohuar se ishte ai që aksidentoi Ramazan Batën. Por 1.5 km më larg, pranë urës së Dajlanit, sipas pamjeve, trupi i 25 vjeçarit Bata u shfaq nga hiçi gjysmë i zhveshur, sapo aty kaloi furgoni.

Më herët drejtuesi i autobusit 49 vjeçari nga Kruja edhe ky i arrestuar, në dëshminë e tij të parë, i tha policisë që pasi goditi një motor, hapi krahun në anë të rrugës. Kontrolloi për viktimën, por nuk e gjeti. Kurse motori ishte në mes të rrotave. Policia e Durrësit i arrestoi drejtuesit e të dy mjeteve si shkaktarë të vdekjes së 25 vjeçarit Ramazan Batës.

Në njoftimin zyrtar i riu u aksidentua dy herë, një herë nga autobusi dhe më pas nga furgoni. Por hetimet vazhdojnë për të saktësuar detajet e ngjarjes. Pamjet e videos horror ngritën shumë dyshime. Zhvendosja e trupit 1. 5 km larg vendit ku mori goditjen, pavarësisht se besohet që ai mor zvarrë nga furgoni, sepse rrobat ngecën në pjesën fundore të tij, nuk afron ende një version bindës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME