Categories Lajme

Lushnjë, flasin banorët e fshatit: Jemi shastisur, viktima kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia

“Jemi shastisur, ishin njerëz të mirë, nuk e dimë të kenë pasur ko nflikte”. Kështu e nisin rrëfimin e tyre për “Balkan Web” banorët e fshatit Garunjës, ku mëngjesin e sotme, pas një konflikti për tokën mbeti i vdekur 30-vjeçari Romeo Hasalla, si dhe u plagosën babai i tij Shauipi dhe dy vëllezërit, Emiljano dhe Laerti.

Njëri prej banorëve, e cilëson viktimën dhe dy vëllezërit e tij si djem mjaft të mirë dhe shtoi se Romeo, i cili prej vitesh jetonte në Greqi, kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur për të takuar familjen.

“Ai çuni që ka vdekur, dhe dy vëllezërit kanë qenë djem shumë të mirë. Nuk ngacmonin ndonjë. Kam qëndruar me ta, kemi ngrënë bukë në një vend. Kam punuar me ta. Nuk di të kenë pasur debate të mëparshme, s’di asgjë.

Ne jemi çuditur kur kemi mësuar se çfarë ndodhi. Nuk e di se për çfarë ka ndodhur konflikti, sepse jetoj në Greqi. Edhe Romeo (viktima) jeton atje, kishte vetëm tre ditë që kishte ardhur.

Kastriotin e njoh si njeri. Ata qëndrojnë në Itali. Sapo erdhën kanë hyrë në k onflikt. Nuk e di sa ditë kishin që k onfliktoheshin”, përfundoi banori.

Një tjetër banor i fshatit, e ka shprehur hapur habinë për k rimin e ndodhur, pasi sipas tij familjet e përfshira në konflikt, veçse kushërinj me njëri-tjetrin, kanë pasur raporte të mirë.

Ai tha se nuk e dinte që kishin tokë dhe se kanë qenë në k onflikt për të, pasi në dijeninë e tij, familjet shkonin mirë me njëra-tjetrën. “Më ka ardhur shumë keq, për të dy palët, sepse janë dy familje të mira. Jam shastisur kur kam marrë vesh ngjarjen. Nuk kemi pasur probleme me ta.

Nuk e dinim që kanë pasur probleme. Ata janë kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk e di për çfarë toke janë zënë, nuk e di as që ekziston kjo tokë. Ata s’kanë pasur k onflikte, kanë shkuar mirë. Kanë qenë të lidhur, nuk kanë pasur konflikte. Jam habitur”, tha banori. Si autor të krimit dyshohet se janë dy vëllezërit, Afrim dhe Kastriot Hasalla. Pasi kryen aktin e rëndë, ata janë larguar nga vendngjarja dhe rezultojnë ende në k ërkim nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME