Categories Lajme

Lushnjë/ Zbulohen për herë të parë foto e dokumente nga 14 qendra internimi

Kush kalon këto ditë në qytetin e Lushnjes, në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela”, do të ketë rastin që të shoh të ekspozuara fotot e rralla. Janë ato që sjellin fragmente nga kalvari i gjatë i vuajtjeve në këto qendra internimi. Nuk mungonin në ekspozitën e titulluar ‘Dinjiteti përballë totalitarizmit” edhe disa prej dosjeve të ish të përndjekurve politikë.

Lushnja ishte një nga zonat më të mëdha të grumbullimit të familjeve të internuara. Aty kaluan dekada të tëra të jetës së tyre. Ka disa prej tyre që vijojnë të jetojnë ende aty, pranë barakave të improvizuara që kishte ndërtuar sistemi për ta.

Kanë qenë plot 14 qendra internimi në territorin e saj, si Savra, Rrapeza, Çerma, Gradishta dhe shumë të tjera. Gjatë aktivitetit përkujtimor është mbajtur edhe një simpozium, në çelje të të cilit ka përshëndetur kreu i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Në kampet e Lushnjes vuajtjet e të internuarve ua kalonin shpesh edhe vuajtjeve të atyre që ishin në burg. Askush nuk largohej dot pa leje nga kampi. Apeli bëhej çdo ditë, e çdo ditë gjatë apelit do të përgjigjeshin familjet Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina, …e tjerë. Ishte një listë kilometrike, e cila plotësohej përditë me familje të tjera të sjella në internim nga Tirana apo qytete e të tjera të Shqipërisë.

Paradoksalisht, po në ato kampe do të kalonin jetën familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: familja e Koço Kotës, e Fejzi Alizotit, e Mehdi Frashërit, e Mustafa Merlikës dhe e Fiqiri Dines.

Aktiviteti “Dinjiteti përballë totalitarizmit” u organizua nga autoriteti i Dosjeve dhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë, në bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit. Në kujtim të gjithë kësaj historie të dhimbshme pjesëmarrësit kanë vendosur buqeta në memorialin kushtuar të internuarve në qytetin e Lushnjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME