Categories Lajme

“Ma tha shoku i dhomës”, flet djali i ‘Dajës’ së grábitjes në Rinas

Rreth një javë më parë ka ndërruar jetë në Spítalin e Traùmës në Tiranë pas një sëmùndje të réndë Ragip Hajdini, i njohur me pseudonimin ‘Daja’ dhe që dyshohej se ishte një nga ideatorët e grábitjes së miliona eurove në 9 Prill 2019 në Rinas. Dardani, djali i tij, duke folur për të atin dhe gjithë informacionin që kishte marrë për sëmundjen e tij “Shqipëria Live”,  tha se lajmin për transferimin e të atit në Spítalin e Traùmës e kishte marrë nga shoku i dhomës. Ai pohoi se i ati prej muajsh ka lénguar nga dhímbjét, madje bùrgu kishte organziuar protestë që ta dërgonin në spital pasi kishte pasur dhímbje për shkak të sëmùndjes së réndë prej së cilës vùante.

“Babai është ankuar prej dhimbjeve por kur është transferuar tek Trauma informacionin e kemi marrë nga shoku i dhomës. Burgu 302 na njoftoi pas 5 ditësh. Ka muaj që fliste për dhimbje. Mesa duket ka qenë ditë e hënë që është transferuar në Spitalin e Traumës, dita e Bajramit më duket. Sipas shokut të dhomës. Kemi menduar që ka dhimbje si të gjithë të tjerët, nuk është se jemi informuar, kur erdhëm atje mjeku në Spitalin e Traumës na tha shpresojmë të jetë tuberkuloz, por ishte tumor.

Përderisa është futur në operacion dhe ka vdekur një javë pas operacionit më bën të kuptoj se ka qenë në fazë të fundit. Nuk mundet tumori të marrë jetë nëse personi nuk ka kaluar një dhimbje të gjatë. Babai nuk ka qënë i implikuar në grabitjen e Rinasit. Me babain kemi pasur kontakte thuasje çdo ditë me të. Edhe ai e dinte që po të na thoshte se ishte keq, nuk mund të bënim gjë. E dinte që nuk kishim gjë në dorë. Kur ishte në burg, ka kërkuar 2-3 javë më parë që ta çonin në spital sepse nuk ndjehej mirë. Aq sa burgu u çua në protestë për ta nisur në spital,”- tha djali i Ragip Hajdini

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME