Categories Lajme

Shoqatat turistike peticion me 6 kërkesa Ramës: Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri

Shoqatat turistike kanë shkruar një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni tre ministrive, të Turizmit, të Financave dhe të Mjedisit. Shoqatat i kërkojnë qeverisë plotësimin e 6 kërkesave që përmban peticioni.

“Të bëjmë një peticion për situatën e vështirë që po kalon sektori i turizmit. Shumica e kërkesave tona nuk janë realizuar. Nga paketat ne nuk kemi përfituar, por morën pagën 40 mijë lekë ata që hoqën stafin nga puna. Garancia sovrane nuk është ndonjë ndihmë e madhe për madhe për biznesin, më shumë është mashtrim sesa ndihmë e vërtetë për sektorin. Kemi menduar të nënshkruajmë një peticion me kërkesa që t’ja dërgojmë kryeministrit dhe brenda 10 ditësh të kemi takim me kryeministrin për të marrë përgjigje. Nëse nuk marrim përgjigje, do të vazhdojmë me protestat përpara kryeministrisë. Kërkesat tona kanë kosto për buxhetit dhe janë jashtë fuqisë së një ministrie”, tha kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa.

Gjashtë kërkesa drejtuar qeverisë

1-Çlirimin e bizneseve të turizmit nga të gjitha detyrimet fiskale deri në 31 dhjetor 2020 (përfshirë taksat lokale dhe taksën e pronës)

2-Subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020.
3-Ngrirjen e kësteve dhe krijimi i kushteve për kreditë të buta për sektorin e akomodimit.

-Propozojmë të shtyhen afatet e pagesave të kredive të paktën deri në 30 mars 2021, qeveria duhet të mbulojë me grante nga BE interesin e stokut të kredive në këtë industri.
-Të rritet kapitali i garancisë sovrane dhe tu krijohet mundësi kreditimi hoteleve nga kjo garanci deri 20% të të ardhurave të realizuara në vitin 2019 me interes zero dhe gres periode deri në 2 vjet në mënyrë që të shpëtojë falimenti.

4-Mbështetje nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të hoteleve që kanë profil sezonal dhe kryesisht ato që nuk kanë biznes të dytë gjatë periudhës së dimirt.

5-Zbritja e TVSH nga 20% në 10 % edhe për hallkat e tjera të turizmit që nuk janë përfshirë në reduktimin e TVSH.
Stimuli i turizmit të brendshëm nëpërmjet subvencioneve.

6-Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME