Macet shpesh akuzohen se janë krijesa më ‘’të ftohta’’ dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Por një kotele e guximshme, ka vërtetuar se ato kanë zemër, dhe janë të zgjuara.
Videoja tregon një fëmijë të vogël, I cili është duke u zvarritur jashtë një krevati fëmijësh, ndërsa macja e hipur në shtrat pranë tij, është duke e shikuar. Ndërsa fëmija fillon të shkojë drejt një porte të hapur që të çon në shkallë të pjerëëta, kotelja kërcen nga krevati dhe shkon për ta shpëtuar atë.
Ajo dukej sikur ishte përpjekur të largonte fëmijën nga dera, dhe më pas vogëlushi kthehet në qendër të dhomës. Kjo video është postuar në Facebook, nga një organizatë shpëtimi dhe birësimi macesh, dhe është shpërndarë 25,000 herë që kur është postuar.
