Categories Lajme

Maitre Gims flet për duetin me Dhurata Dorën

Artisti francez, Maitre Gims pritet të publikojë këtë të premte versionin e ri të albumit “Les Vestiges du Fléau”, për të cilin ka bashkëpunuar me artistë nga e gjithë bota mes të cilëve dhe Dhurata Dora. Gims tha se e dëshironte me patjetër një bashkëpunim tjetër me këngëtaren shqiptare, “Only You” që u publikua pak ditë më parë.“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja.”, tha ai për Dorën, me të cilën kanë punuar dhe për një tjetër duet të publikuar një vit më parë “Te Quiero”.

“Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent.”, tha më tej.Gjatë një interviste për NRJ Radio, Gims thotë se kënga “Only You” është ndër të preferuarat e tij. Kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme pasi në vetëm pak ditë ka arritur të gjenerojë më shumë se 6 milionë klikime në Youtube. Sakaq, pritet që Dhurata të publikojë dhe një duet me Don Xhonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME