Pasditen e një dite më parë, këngëtari i njohur i grupit “Babastars” Majk, ka bërë një rrëfim prekës.
Majk ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku shfaqet pranë një makine luksoze.
Përmes këtij imazhi, këngëtari ka falënderuar Zotin për të mirat që ka në jetën e tij.
“Kam folur me Zotin për ka shumë kohë, nëse shikoni në jetën time, mendoj që ai më përgjigjet. Elhamdulilah”, shkruan Majk krahas fotos.
Ndërkohë projekti i fundit muzikor i tij titullohet “Malena”, i cili është në bashkëpunim me reperin e njohur, Getoar Selimi.
