Mbrëmjen e djeshme futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka i propozoi për martesë të fejuarës së tij, Arbnorës.
Fotot nga momenti i propozimit u publikuan menjëherë në rrjetet sociale duke marrë urime të shumta, por kishte dhe nga ata të cilët vunë në dukje një detaj tepër qesharak.
Nëse fotoja shihet me kujdes, dallohet qartë që futbollisti e ka drejtuar unazën nga vetja dhe jo nga Arbnora.

Ky detaj u kap menjëherë nga fansat të cilët perpos urimit, nuk nguruan ta tregonin gabimin që Taulanti kishte bërë.



Ky gabim në një ditë të paharrueshme siç është propozimi për martesë, mund të jetë bërë nga emocionet e shumta që Taulanti kishte në ato momente. Gjithsesi kjo foto do mbetet një nga kujtimet më të bukura për çiftin, por dhe një nga më “funny”./News31.al
