Categories Lajme

Majko kundër Mini-Shengenin Ballkanik? Reagimi i ministrit të Diasporës: Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!

Në këtë ditë Krishlindjesh nuk ka munguar edhe një urim nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Teksa publikon një foto të një tanku dhe një burri me qeleshe në Kosovë, ai shkruan ndër të tjera: “Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!” Ndoshta ministri Majko është kundër “Mini-Shengenit Ballkanik”, në të cilin nuk mori pjesë Kosova.

Postimi i plotë i Majkos: “Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!… Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime! Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrës në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME