Categories Lajme

Mesha e Krishtlindjeve, Imzot Frendo kërkon solidarizim me ata që humbën gjithçka nga tërmeti

Besimtarët e krishterë në mbarë boten festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën për meshën e shenjtë të mesnatës. Në katedralen e “Shën Palit”, në kryeqytet mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo duke uruar për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi. Në fjalën e tij gjatë meshës, Imzot George Frendo dha mesazh për solidaritetin që dëshmuan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se “festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidarë me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se çfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptarë kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME