Categories Lajme

Majko replika me opozitën: Do të qëndroni brenda sistemit, apo do të dilni te rruga?

I ashpër ka qenë sot deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa ka replikuar me opozitën. Replikat janë bërë sa i takon punës së SPAK dhe sistemit të drejtësisë. Majko iu drejtua me një pyetje ligjvënësve në anën e majtë të sallës, duke u thënë se do të zgjedhin të respektojnë institucionet apo do të dalin te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion. Ai theksoi se ajo që opozita po bën sot duke goditur SPAK është një lëvizje anti-sistem. Majko shtoi më tej se sot në burgjet e vendit janë më shumë anëtarë të PS, ama deputetët socialistë nuk kanë zgjedhur të godasin SPAK apo reformën në drejtësi.

“Unë e përsëris, do qëndroni brenda sistemit, do respektoni institucionet apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion. Duhet të kuptoni se nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ajo ishte një lëvizje anti sistem, Kjo që po bëni sot me drejtësinë është sërish e tillë, Të gjithë lëvizjet anti sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi, Pikët i keni humbur çdo ditë ndaj një publiku që nuk do të shohë aventurierë në krye të shtetit, dinë vetëm se duan t’i hypin kalit të pushtetit nesër që të bëjnë atë që kanë bërë. Sot në burgjet e Shqipërisë, në organet e drejtësisë më shumë janë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj, Asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë SPAK, reformën në drejtësi. Sepse ne respektojmë sistemin legal në vend, e kemi bërë dhe në opozitë, por ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit. Aty nuk keni të ardhme”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME