Categories Politike

Majko: Vetingu në politikë është qesharak

Vetingu në politikë është qesharak, deklaroi sot Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend.

Ai theksoi se vlerësimin e lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar e jep gjykata.
“Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE iu kërkua zbatimi i reformës në drejtësi. Shqipëria tashmë i ka ligjet për të dënuar politikanët e korruptuar, por zbatimi i tyre kërkon zbatimin e ligjit”, theksoi Majko.

“Procesi antikorrupsion kërkon gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur, jo politikanë që vihen në rresht për të mbledhur prova”, tha Majko

Ministri Majko shtoi se PD akoma e vlerëson politikën si një mekanizëm administrativ.

“Politika në Shqipëri aktualisht është futur në një krizë të paprecedent. Debati deri vonë ishte fokusuar për problemet e politikanëve me ligjin”, tha ai.

Por, Majko ngriti pyetjen se çfarë bëhet nëse një politikan zbulohet me lidhje me krimin e organizuar. “Ai ikën në burg. Apo votohet që të shkojë në shtëpi. Mbi bazën e kësaj logjike të gjithë politikanët shqiptarë shpallen të dënuar dhe shpëton vetëm ai që sjell dëshmi për të kundërtën”, tha Majko.

Majko foli edhe për incidentin e djeshëm teksa deputeti demokrat Hasa tentoi të godiste kryeministrin Rama.

“Dje në Kuvend u hodh vezë në emër të studentëve. Në fakt janë vetë studentët të cilët që në fillim u shmangën nga çdo akt dhune. Pa studentët niveli i politikbërjes në vend do të ishin dëshmitë e mafiozëve të dalë në pension të cilët me gjysmë të vërtetat e tyre e çuan shoqërinë shqiptare në një kapitull depersonalizues”, tha Majko.
/gj.mima/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME