Categories Kuzhina

Makarona me qofte të vogla

Nuk besoj se ka ndonje qe nuk e ka pare filmin vizatimor Lili dhe Vagabondi, skenen kur te dy hane makarona me qofte te vogla nga e njejta pjate dhe aty dashurohen! Pikerisht nga kjo u nisa kur vendosa te gatuaj kete recete, dhe eshte nje nga menyrat me te mira per ti bere femijet te hane mishin. Receta eshte amerikane, edhe pse ka ardhur ne Amerike nga emigrantet italiane ne 1920 (dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe nese behet fjale per makaronat!)

Perberesit

350gr makarona te gjata

djathe kaçkavall i grire

…per qoftet e vogla

500gr mish i grire viçi

1/2 qepe, e grire shume holle

2 feta buke te lagura ne qumesht, vetem tulin

1 veze

nje luge kafe hudher pluhur

kripe

piper te zi te sapobluar

…per salcen e makaronave

1/2 qepe, e grire shume holle

400ml salce domatesh

1 dore borzilok i fresket, i prere holle

vaj ulliri

Pregatisim brumin e qofteve duke bashkuar ne nje tas mishin e grire me qepen, vezen, tulin e bukes te shtrydhur fort nga qumeshti, hudhren, kripen dhe piperin. E leme masen te pushoje per minimumi gjysme ore ne frigorifer mbuluar me leter celofoni.
Pasi ka kaluar kjo kohe, me duar te lagura marrim pak nga brumi i qofteve dhe i japim forme te rrumbullaket me madhesi sa nje kokerr arre. I skuqim ne zjarr mesatar ne pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet dhe i leme menjane.

Pregatisim salcen e makaronave duke kaverdisur ne vaj ulliri qepen e grire derisa te zbutet, shtojme salcen e domateve, borzilokun dhe se fundi hedhim brenda qoftet me kujdes. I veme kapakun dhe i leme te gatuhen per 10-15 minuta ne zjarr te ulet.

Ziejme makaronat ne uje me kripe derisa te rezultojne “al dente”. Me pas i kullojme dhe i sperkasim me pak vaj ulliri ne menyre qe te mos ngjiten.

Ne pjate, hedhim makaronat e bardhe dhe siper salcen me domate dhe qofte te vogla. I sperkasim me pak djathe kaçkavall te grire dhe i zbukurojme me gjethe borziloku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME