Categories Lajme

Makina del nga rruga për shkak të lagështirës, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Varedo, në rrugën Monza-Sarono, ku ka mbetur një shtetas shqiptar, 26 vjeç, rezident në provincën e Milanos. Shqiptari ishte në drejtimin e një makine Ford Focus, e cila i doli befas nga kontrolli-ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyer apo për ndonjë problem shëndetësor të drejtuesit të mjetit-e kaloi në korsinë tjetër, ku në atë moment po kalonte një Opel Corsa, e drejtuar nga një 51-vjeçar.

Pas përplasjes, Opeli përfundoi në hendekun anës rrugës dhe ngeci sipër Fordit. Në vendngjarje mbërritën dy ambulanca bashkë me karabinierët, të cilët nxorën nga makina 26-vjeçarin që ishte në gjendje shumë të rëndë.

Mjekët nisën përpjekjet për t’i shpëtuar jetën shqiptarit që ndërkohë kishte pësuar arrest kardiak. Ai vdiq pak më vonë, në urgjencën e spitalit San Gerardo në Monza, ndërsa italiani në drejtimin e Opelit ka marrë plagë në qafë e gjoks, por nuk duket në rrezik për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME