Categories Lajme

Makina del nga rruga, përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Moravë në aksin rrugor Berat-Lushnjë. Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, makina ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Një automjet, tip “Benz”, me targa AA 148 DG, me drejtues shtetasin A.N, 39-vjeç, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Lagështira në rrugë, moti i keq dhe shpejtësia me të cilën ishte duke qarkulluar mjeti në këtë aks, janë bërë shkak për daljen e tij nga rruga. Megjithë devijimet që ka bërë mjeti në këtë aks, që duken qartë edhe nga shenjat e lëna nga gomat në rrugë si dhe përplasjen që ka ndodhur pas rrëzimit në kanal, drejtuesi i mjeti ka shpëtuar mbrekullisht pas asnjë lëndim.

Ai ka dalë vetë nga automjeti dhe ka pritur në vendngjarje mbërritjen e ekspertëve të policisë rrugore, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, automjeti ka bërë disa zigzake në rrugë përpara se të përfundonte në kanal, por fatmirësisht rruga ka qenë bosh dhe nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME