Categories Lajme

“Makina e ngriti vajzën në ajër”/ Flet shoferi i “Porsche”-s që u akuzua gabimisht si shkaktar i aksidentit: Autobusi më shtyu drejt pemës dhe stacionit

Toldi Aleksi, shoferi i mjetit tip “Porsche”, që u dëmtua më së shumti në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku u përfshi autobusi dhe nëntë mjete të tjera, ka folur së fundmi dhe ka treguar gjithë përjetimin e tij në momentin e aksidentit.

Ai tregon se në momentin e parë ka përplasur një vajzë, por fatmirësisht pa pasojë për të renë.
Kaljon Aleksi shprehet se është ndjerë keq për faktin që të gjithë e akuzuan para se të dilte videoja se ai ishte shkaktari i aksidentit. Në lidhje me shkakun e aksidentit, ai shprehet se në këtë rast nuk ka asnjë fajtor, pasi shoferit të autobusit i ka rënë të fikët. Këtë konstatim ai e bën duke krahasuar sëmundjen e shoferit të autobusit me atë të babait të tij, që nuk jeton më.
“Jam mirë nuk kam dëmtim, vetëm shembje dhe traumë. Ka qenë ora 10:30, unë isha nisur për në aeroportin e Rinasit. Isha vetëm në makinë, ndjeva një goditje të madhe që erdhi nga pas dhe nuk e kuptova çfarë ishte. Pjesa e pasme e makinës u ngrit në ajër dhe më shtyu drejt pemës dhe stacionit të autobusit.
Instiktivisht kam shkelur frenat, por ishte e pamundur. Frenova që të mos godisja stacionin, kthej kokën pas për të parë çfarë ndodhi. Kur kthej kokën pas goditjes së parë, shoh xhamin e përparmë të autobusit, që më godet makinën dhe më pas aty nuk mbaj mend, sepse u godita edhe nga para.
Makina është pak e lartë dhe për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti në ajër dhe e shtyu më andej, se po të ishte diçka më e ulët mund ta kishte përplasur mbi xhamin e përparmë apo mund ta fuste poshtë makinës. Ajo vrapoi dhe e kam parë nga videot.

Në momentin që vajza ka dalë nga stacioni i autobusit unë kam kthyer kokën pas, sepse mendova se mbaroi me aq.
Pasi pashë videot që dolën ishte e qartë ajo që ndodhi. Përveç dëmeve materiale, pjesa më e rëndë ishte pjesa e akuzimit publik, pasi u tha se ‘Porsche’ ka shkaktuar aksidentin. Ajo ishte pjesa më e rëndë, mallkimet, shfryrjet publike, vetëm për faktin pse ishte ajo makinë. Këto lloj aksidentesh ndodhin kudo, nuk është faji as i autobusit, as i bashkisë, as i shoferit”-tha Aleksi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali, ja skema që përdorte për shpërndarjen

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga La Roche-Posay te L’Oreal Paris, kremrat e kujdesit ndaj lëkurës tërhiqen nga tregu! Dyshohen me përmbajtje që mund të shkaktojnë kancer

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë…

LEXO ME SHUME