Categories Lajme

Rritja e çmimit të patentës krijon radhë dhe në Vlorë, qytetarët: Po humbim ditën e punës

Qytetarët në Vlorë kanë nxituar të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për të nisur procedurat për patentën. Pas vendimit për të dyfishuar çmimin e patentës, qytetarët kanë krijuar radhë në të gjitha institucionet ku merren këto shërbime.

Në një prononcim për Euronews, ata ankohen se kanë humbur ditën e punës sepse duan të përfitojnë para se të dyfishohet çmimi.

“Ika erdha ika, jam në punë, kam lënë ditën pushim sot, vij këtu humbas ditën, duhet të vij prapë nesër,”– u shpreh një qytetar.

“Do të marri vajza patentën, është në Tiranë, nuk të zgjidh njeri. Vemi atje na thonë do të vish këtu, kjo thotë nuk ke prenotuar, unë i kam marrë të gjitha në rregull,”– tha një grua.

Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij.

Nga 10 marsi, për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do të duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

Nga marsi, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME