Categories Lajme

Makina përplas këmbësorin, hu.mb jetën 73-vjeçari në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Sukth-Maminas. Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit për pasojë ka ndërruar jetë.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije por mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend menjëherë pas përplasjes. Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima është 73 vjeç. Drejtuesi i automjetit mësohet se është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore. Policia dhe grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion Paraprak Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në 8…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, 24-vjeçari shqiptar kapet gjatë ndjekjes së karabinierëve!

Një operacion antidrogë nga Karabinierët e Kompanisë Osimo në Itali çoi në arrestimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME