Një aksident është regjistruar në superstradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Një automjet fuoristradë ka përplasur një motor dhe më pas goditi dhe një automjet tjeter, dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plāgosur rëndë. Mësohet se i plāgosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu mësohet se në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja, ndërsa policia po heton.
