Categories Lajme

Abc News vjen pranë jush me rubrikën më të re, nis sot “Abc-ja e Shëndetit”

Duke filluar nga dita e sotme Abc News vjen pranë jush me rubrikën më të re “Abc-ja e Shëndetit” me këshilla dhe informacione që do ju vijnë në ndihmë teleshikuesve. Rubrikën, pjesë e emisionit të mëngjesit do të mund ta ndiqni çdo të premte, duke nisur nga ora 08:30. Mjekja Albana Daka,  tha se kjo rubrikë ka për qëllim për të qenë sa më afër shikuesve, për të dhënë informacione dhe këshilla në një mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë.

“Do mundohem dhe do ja dal që me kolegët e mi të jem me terma sa më të qarta, do japim një informacion të thjeshtë, çfarë ju duhet teleshikuesve, se ne me terma shkencore flasim në të gjitha konferencat tona. Unë të paktën kam mbi dy dekada në këtë pjesë, dhe mjekët e kanë në fakt pak të vështirë këtë pjesë.

Kur shikuesit shikojnë që një mjeke do të prezantojë emisionin, do të thonë që do të jetë më i koklavitur se më parë, se kjo nuk do të ulet në terma të thjeshta. Do përpiqem që të jem sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm, dhe përgjithësisht të japim këshilla sa më të mira, dhe jo thjesht të flasim për një gjë dfhe njerëzve të moas iu nevojitet ai informacion. Do të jemi totalisht praktik.”, tha drejtuesja e “Abc-ja e shëndetit”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME