Categories Lajme

Vjen lajmi fantastik për transportin publik, pas protestave, ja kur rikthehen në punë

Punonjësit e transportit në protestë, “duam vetëm pagën tjetër të luftës që na është premtuar” . Burime brenda Shoqatave të Shoqërive të Transportit publik zbulojnë për gazetën “Si” se janë ulur në një takim me kreun e Bashkisë Tiranë dhe kanë rënë dakord për pjesën e plotësismit të kërkesave që varen nga bashkia. Por Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të flasë me përfaqësues të shoqatave ende, me gjithë kërkesën e këtyre të fundit.
Burimet i thanë gazetës “Si” se të hënën me shumë gjasa do të nisë aktiviteti i transportit publik për linjat që nuk kanë filluar ende. Ndërsa punonjësit e transportit publik, kanë dalë sot (të premten) në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës që i është premtuar nga qeveria.

“Qeveria paguan deputetët e rrugës, paguan karburant për ta edhe në kohë pandemie kur ata kanë qëndruar në shtëpi. Shoqata të bëjë çfarë të dojë, unë nuk filloj punën. Kemi familjet pa bukë. Shoqata të punojë vetë. Ne duam pagën e dytë”- shprehet një prej punonjësve.

Të gjithë në unison kanë një kërkesë të vetmë; pagën e dytë të luftës sepse kanë që në mars pa punë dhe pa asnjë të ardhur. Gazeta “Si”, pyeti përfaqëuses të njërës prej shoqatave nëse ka një kontradiktë këtu; teksa burime pranë shoqatave kanë rënë dakord për të nisur punën ditën e hënë, ndërkohë që punonjësit nuk pranojnë të nisin pa marrë pagën e dytë të luftës.

“Jo nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Punonjësit janë në gjendje të mjerueshme. Nëse bizneset kanë ndonjë kursim për të mbijetuar, ata jo. Nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur. Atyre u është premtuar paga e luftës dhe Ministria e Financave të zbatojë premtimin që të nisim nga puna të hënën. Java tjetër do të ketë shumë zhvillime në sektorin tonë”- u shpreh një burim pranë njërës prej shoqatave të Transportit Publik.

Teksa rastet e infektimeve me Covid-19 po shtohen dita-ditas në vend duke krijuar një situatë të paqartë dhe të pasigurtë të sigurisë shëndetësore; nga njëra anë janë punonjësit e transportit publik që po klithin për ndihmë se nuk kanë të ardhura për të jetuar, nga ana tjetër është pretendimi i shoqërive të transportit nën ombrellën e shoqatave që këmbëngulin deri në fund për plotëismin e kërkesave të tyre dhe pala tjetër Ministria e Infrastrukturës që e ka mbyllur historinë me transportin me një paketë mbështetëse për të që edhe pse u artikulua gati një javë më parë, nuk është bërë ende publike dhe nuk dihet se çfarë përmban.

Por janë edhe njerëzit, veçanërisht ata pa asnjë alternativë transporti që i kanë sytë çdo ditë nga mediet për të mësuar se kur do të nisë transporti publik. Është një puzzle prej 1 mln dollarësh që bëhet e ç’bëhet në momentin e vendosjes së copëzës së fundit të puzzlit.

Por ajo që dihet me siguri, hallexhinjtë e historisë janë punonjësit e transportit dhe njerëzit që kanë transportin publik si alterantivë të vetme komunikimi me vendndodhjet dhe vendpunët e tyre. Shoqëritë e transportit, pavarësisht se kanë të drejtë legjitime të drejtojnë kërkesat e tyre qeverisë dhe të presin tu plotësohen, shohin vetëm interesin e tyre.

Edhe në kohë “paqeje”, autobusët e transportit publik kanë qenë përherë problematikë për qytetarët; që nga tejmbushja, mosfunskionimi i ventilimit dhe kondicionimit, vjedhja nga hajdutët e xhepave, etj. Nëse transporti publik nis të hënën, siç bënë me dije burime pranë shoqatave të transportit për gazetën “Si”, shoqëritë e transportit nuk duhet ti harrojnë këto muaj, por të reflektojnë dhe ti ofrojnë një shërbim dinjitoz qytetarëve. Marrë nga Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME