Categories Lajme

Makthi i përmbytjeve nga Vjosa, ndërtohen 5 argjinatura në Mifol

Ndërtimi i pesë argjinaturave në zonën e Mifolit pritet të mbrojë nga gërryerjet e lumit Vjosë krahun e majtë të shtratit, që prej vitesh ka shkaktuar probleme.

Investimi i bashkisë së Vlorës është ndarë në dy faza, 39 milionë lekë në fazën e parë dhe 51 milionë lekë në fazën e dytë. Mungesa e argjinaturës në këtë pjesë të Vjosës ka sjellë përmbytje të vazhdueshme në zonën e Novoselës, për shkak të daljes së lumit nga shtrati.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se investimi i kryer ka si qëllim të përmirësojë situatën, por nuk mund të ndalojë në mënyrë përfundimtare përmbytjet.

Ndërkaq administratori i njësisë administrative të Novoselës, Kanan Shakaj tha se ura e re ndërtuar në pjesën e autostradës Vlorë-Levan, është e ngushtë dhe krijon një digë artificiale për lumin.

Sipas tij, nëse nuk ndërtohet mbi rrugë edhe një urë e re në autostradë, atëherë përmbytjet do të vijojnë. Zona e Novoselës dhe fshatrat përreth vitet e fundit kanë përjetuar disa herë përmbytje për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosë, në periudhat e shirave të mëdha./shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME