Categories Lajme

Malësi e Madhe , një autor i dyshuar vizitonte shpesh zonën para ngjarjes (DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Malësinë e Madhe, ku iu bë atentat Sokol Çelajt, i cili humbi jetën në spitalin e Shkodrës. 58 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, shtet ku jetonte prej vitesh. V iktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është q ëlluar me a rmë zjarri. Bëhet me dije se në trupi e v iktimës u gjetën 4 p lumba, njëra prej tyre në zemër që i ka marrë edhe jetën.

Mësohet se një person i huaj ditët e fundit po vizitonte shpesh fshatin e Reç, i cili kishte pyetur banorët se si dilet më shkurt në Pyllin e Gështenjave, dhe dyshohet që ky ka qenë dhe autori i v rasjes.

Shumë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjes, por që ende nuk është zbuluar asgjë. 58 vjeçari jetonte në Angli prej 20 vitesh dhe në Shqipëri ishte kthyer më datë 18 gusht, pasi ishte i ftuar në disa dasma nga të afërm të tij.

Vrasja në 1989 kur ishte polic dhe 6 vite b urg. Sokol Çelaj ka punuar para se të largohej drejt Anglisë si polic dhe në vitin 1989 ka v rarë një person me a rmën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi v rasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite b urg.

Pasi vuajti d ënimin, ai u vendos në Angli. Ndërkohë, të afërmit e personit që ka v rarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po h etohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME