Categories Lajme

Maliq, Aksidentohet 5-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një fëmijë pesë vjeç nga Maliqi ka marrë lëndime dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  16:40 në fshatin Sovjan.

Përmes një njoftimi paraprak policia bën me dije se i vogli është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME