Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, për shkak se ka përndjekur një të re. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.D. banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas prej 1 muaji përndiqte një 18-vjeçare. 21-vjeçari akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, të shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare.
