Categories Lajme

Lulzim Basha asnjë fjalë për dorëheqjen, flet si kryetar i PD: Ja çfarë do t’i kërkoj grupit parlamentar

Teksa iu drejtua mbledhjes së grupit parlamentar, ku do të diskutohet në lidhje me fatin e karriges së tij, Lulzim Basha nuk bëri asnjë koment në lidhje me situatën e brendshme të partisë.

Basha u ndal te situata ekonomike në të cilën po kalon vendi, ku mes të tjerave tha se do ti kërkojë grupit parlamentar, një mocion besimi ndaj qeverisë, për ti vënë në presion lidhur me rritjen e çmimeve.

Basha tha se komentet në lidhje me situatën e brendshme në PD, dhe mundësinë e dorëheqjes së tij, do ti bëjë me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Lulzim Basha: Duhen hequr ose lehtësuar disa nga taksat që rëndojnë mbi çmimin e naftës, si dhe zbritjen e TVSH-së për produktet e shportës.

Reagimi qytetar ka mbështetjen tonë të plotë, qeveria ka bërë veshin e shurdhët, kryeministri është tallur, ndërkohë që është përgjigjur me dhunë policore, është fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti, dua të vendos edhe njëherë theksin te nevoja për ti ardhur në ndihmë njerëzve, që të paguajnë më pak dhe që çmimet të mbahen nën kontroll.

Pavarësisht prej situatës së brendshme që po kalon PD, ne në asnjë moment nuk e harrojmë detyrën tonë ndaj demkratëve.

Kjo do të thotë që të gjitha të ardhurat shtesë, që ka përfituar nga çmimi i rritur i naftës ti hedhë për familjen në nevojë. Le të mësojmë nga vendet e rajonit.

Një nga propozimet që do ti bëj deputetëve është një mocion me besim për këtë çështje, për të vënë nën presion qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME