Categories Lajme

‘Mos të kishim fëmijët nuk jetojmë, u biem në qafë atyre’, i moshuari përlotet në protestë: Nuk mund të flas dot më…

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të nisë edhe marshimi drejt kryeministrisë, në ditën e katërt të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Në shesh gjen njerëz të çfarëdo moshe, të cilët shpjegojnë dhe arsyet se pse kanë dalë në këtë protestë, që derimë tani ka qenë paqësore, dhe ka vënë në lëvizje në fakt edhe qytetarët.

“Protestojmë për gjendjen ku e ka lënë qeveria këtë vend, në dorë të spekulanteve, qeveria ka dhënë të gjitha pasuritë në dorë të spektukantëve. Çfarë ka lidhje kriza e energjisë, kur ne kemi jemi vend prodhues energjie, çfarë lidhje ka kriza e drithërave, kur ne kemi qenë vend që plotësonim të gjitha kërkesat tona.

Ai kryeministër që ka shkatërruar rafinerinë e naftës, duhet varur, pse nuk zbatohen vendimet për rezervat? Çfarë kuptimi ka rezerva, nëse ti thua në rastin më të parë, që i ke rritur çmimet, se ka pasur rritje në bursë. Ra kjo luftë dhe u pamë”, u shpreh një prej qytetarëve.

Ndërkohë që një tjetër i moshuar mes lotëve, tha se nëse nuk do të ishin fëmijët në emigracion, ata nuk do të kishin mundësi që të jetonin.

“Mos të kemi fëmijët nuk jetojmë, iu bjemë në qafë fëmijëve për ushqim, nuk mund të flas më, më falni”, tha i moshuari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME